Loja Vodafone, banorët ndahen në dy skuadra, çfarë sfidash i presin ata?

Loja Vodafone, banorët ndahen në dy skuadra, çfarë sfidash i presin ata?

Një zarf i bardhë hyri në shtëpi nga Vëllai i Madh. Në kuadër të 14 marsit, Ditës së Verës, kudo do festohet me “Vodafone”, ndaj kjo kompani ka menduar që për dy ditë me radhë, të ofrojë në shtëpi aktivitete për të argëtuar banorët.

Banorët e shtëpisë duhet të ndaheshin në dy skuadra, ku secili grup do kishte liderin përkatës, të cilët do përzgjidheshin nga lideri i shtëpisë.

Një pjesë e banorëve i përkiste skuadrës së kuqe, ku veshën edhe bluza me kapuç në të njëjtën ngjyrë, ndërsa skuadra tjetër i përkiste skuadrës së bardhë dhe u veshën me bluza të bardha.  

Banorët e ekipit fitues do shpërblehen me dhurata nga kompania “Vodafone”.

Keisi caktoi dy kapitenët e skuadrave, duke qenë se ajo është lidere e shtëpisë. Ajo zgjodhi si lider të njërit grup Luizin, ndërsa lider të grupit tjetër zgjodhi Oltën.