Luizi: Është fakt që Olta është përkujdesur për mua/ Kiara: Po ik o Luiz, ik!
Loja siameze, ku banorët u ndanë në çifte për të jetuar si një trup i vetëm, bëri bashkë Oltën dhe Luizin, të cilët qëndruan së bashku në një bluzë.
Kur Luizi ishte sëmurë dhe tha se kishte dhimbje koke, Olta ju përkujdes për të si dhe e pyeste herë pas here, nëse kishte më dhimbje apo jo.
Kiara nga ana tjetër, jo vetëm që nuk u përkujdes për të dashurin e saj, por ajo e trajtoi situatën me humor, gjë e cila nuk i pëlqeu fare Luizit.
Kur ajo shkoi për ta puthur mbrëmë në darkë, teksa po qëndronin në verandë, Luizi u shmang dhe i kërkoi të mos i afrohej. Ky i fundit i tha Kiarës sot se është fakt që Olta u përkujdes për të kur ai ishte sëmurë.
Komenti i Luizit nuk i pëlqeu fare Kiarës, madje kjo e fundit herë pas here thonte se ai është i llastuar dhe i përkëdhelur dhe se po e bën tragjike dhimbjen e kokës.