“Gjej qytetin”/ Loja me Hartë nga Vodafone
14:50 - 14.03.2023
Vodafone ka sjellë një lojë tjetër për banorët me pyetje për qytetet e Shqipërisë.
Lideri i shtëpisë do të lexojë pyetjet për secilën skuadër.
Secila skuadër ka një minutë kohë në dispozicion për secilën pyetje, si dhe 20 sticker në formë lule të kuqe për njerën skuadër dhe të bardhë për skuadrën tjetër.
Secili grup pasi përgjigjet, e vendos lulen pranë qytetit në hartën e Shqipërisë.
Grupi me më shumë përgjigje të sakta fiton lojën dhe do të shpërblehet me dhurata nga Vodafone.