Kiara diskuton me Luizin: Më vë në lojë!
14:08 - 14.03.2023

Mbrëmjen e djeshme, Luizi dhe Kiara kanë folur më shumë për situatat e krijuara dhe marrëdhënien e tyre.
Kiara i tha Luizit që ka një humor të pa qëndrueshëm. Por Luizi u shpreh se kjo është pasojë e situatave të krijuara në shtëpi dhe se nuk ka lidhje me të. Ai i kërkon asaj mos të ndikohet.
Kiara shtoi se lodhet nga fakti që ai kërkon vëmendje dhe ankohet në çdo moment.