“Komentet e banorëve nuk janë aspak elegante”/ Opinionistët komentojnë raportin Sabian-Keisi-Kristi
Situata e krijuar brenda në shtëpi mes Sabianit, Keisit dhe Kristit si dhe komentet lidhur me raportin e tyre nga banorët, u komentua edhe nga opinionistët Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari.
Ata thanë se banorët duhet të tregohen më të kujdesshëm kur japin opinionet e tyre.
Arbër: Ka të drejtë të mërzitet Sabiani. Ai e sheh jetën, në marrëdhënie me vajzën e tij. Dikush mund ta ketë patur për keq, dikush për mirë, çështje këndvështrimesh. Sabiani hyri në atë shtëpi, më shumë për shkak të komenteve jashtë. Më pëlqen edhe logjika e Kristit që thotë se nuk ka asgjë me Sabianin dhe se për respekt nuk e nominon. Nuk besoj se kanë ndonjë dëshirë të madhe as Keisi as Kristi që Sabiani të jenë aty. Kanë nevojë për intimitet.
Zhaklin: Sabianin e shoh shumë të frikësuar, pasi do të dijë nëse e ka përmbushur detyrën e tij në raport me vajzën. E kuptoj që mund të jetë i prekur nga komentet e banorëve, që për mendimin tim nuk janë aspak elegante. Hyrjen e Sabianit e gjykoj kështu, “A e justifikon qëllimi mjetin”. Aty ka një trekëndësh shumë të nxehtë, i këshilloj banorët të tregojnë kujdes me komentet e tyre.
Dea: Sabiani këtu nuk ka ardhur fare për lojë, por për Keisin. Duhet tu lëmë hapësirën e tyre Sabianit, Keisit dhe Kristit dhe unë i përgëzoj sepse po e menaxhojnë situatën në mënyrë perfekte.
Kristi: Një provokim duhet të ketë një qëllim final, nuk e kuptoj për çfarë janë këto provokime.
Armaldo: Unë jam baba vetë dhe e di çfarë do të thotë të jesh në pozicionin e Sabianit. Gjithmonë kam menduar që t’i krijoj Sabianit një ambient që ai most a ketë mendjen vetëm te Keisi. Ai do çlirohet nga kjo gjë, kur të pranojë realitetin. Ne qeshëm një natë, pasi ai u çlirua nga një siklet që ai kishte.