Sqarimi Dea-Olta: Ndjej një lloj afrimi dhe largimi me ty!
12:22 - 14.03.2023
Në një diskutim mes tyre, Dea i tha Oltës se ajo ndjen një afrim dhe largim nga ajo në momente të ndryshme.
Olta është shprehur se asnjëherë nuk është afruar me të për interes loje dhe kurrë nuk e ka sulmuar.
Prime-n që shkoi, Olta nominoi Dean pasi e pa si shkaktare të largimit të Shpatit nga shtëpia.
Dea u shpreh se nominim e saj e sheh si sulm.
Por Olta tha se interesat që mund të ketë secili banorë për të krijuar miqësi ose aleancë janë shumë më të rëndësishme se një nominim.