“Big Love”/ Mesazhet e të afërmve përlotin banorët, Olta surprizohet nga partneri

Big Love/ Mesazhet e të afërmve përlotin banorët, Olta surprizohet nga partneri

Mesazhet e mbështetësve të banorëve të Big Brother Vip, u shfaqën sërish ditën e sotme në monitorin e dhomës së ndenjes.

Aplikacioni Big Love, i krijuar posaçërisht për mbështetësit e banorëve, çdo ditë e më shumë mbushet me përshëndetje dhe plot dhurata.

Pafund mesazhe u lexuan sot nga banorët, ku disa prej tyre përlotën konkurentët. Nuk munguan as mesazhet e lezetshme, të cilat u përcollën me humor nga ata.

Përveç shqiptarëve që jetojnë brenda kufirit, mesazhe të shumta ishin nga rajoni, Evropa dhe më gjerë. Ky format është kthyer në programin më të dashur dhe më të ndjekur për të gjithë shqiptarët, kudo ato ndodhen.

Në mesin e mesazhave të shumta, ishte dhe ai i bashkëshortit të Oltës, i cili e quajti atë dhuratën më të bukur të jetës së tij.

Dori, siç ajo e ka prezantuar, i tha Oltës se e ka marrë shumë malli për të dhe se e do shumë. Kjo e fundit u emocionua pafund dhe i tha partnerit se edhe ajo e dashuron atë.