Debat i ashpër mes banorëve/Qetsori: Kristi nuk është burrë!
Në debatin e Kristit dhe Oltës ka nderhyrë dhe Qetsori. Ai i tha Kristit që nuk është burrë përderisa nuk shikon ndjesi nëne te një femër.
Kristi u shpreh se Olta ka paraqitur një sjellje arrogante, harbute dhe agresive, të cilat nuk përfaqësojnë imazhin e një nëne brenda shtëpisë. Por ai nuk mohon faktin që jashtë është ndryshe.
Qetsori e ka kundërshtuar sërish mendimin e Kristit duke thënë se këtë kritikë vetëm një femër mund t’ia thojë një femre, jo një burrë.
Qetsori: Ti Oltën e ofendove mes gjithë njerëzve, ti je i pacipë, i paeduaktë. Si nuk të vjen zor të ofendosh një grua me fëmijë e me burrë?
Kristi: Mos luaj te morali. Për mua ka një imazh të shëmtuar, s’ka lidhje me moralin.
Olta: Të thuash që nuk ke treguar asnjë detaj nëne për mua? Kjo është shumë e rëndë.
Kristi: Nuk ka lidhje me moralin. Janë karakteristikat që ti ke përfaqësuar këtu brenda. Situatat, që janë komplet e kundërta e harmonisë.