Kristi ironizon Qetsorin: Ti je mega turist, vazhdo turizmin e Vlorës, mos ndërhy

Kristi ironizon Qetsorin: Ti je mega turist, vazhdo turizmin e Vlorës, mos ndërhy

Kristi i tha Luizit dhe Oltës, se në krahasim me ata të dy, ai është djalë model. Luizi u shpreh se për aq kohë sa Kristi vetëm ha dhe fle gjumë, normal që do duket si djalë model.

Kristi shtoi se nuk e ka futur ai në lojë, prandaj ai ka qëndruar ashtu. Teksa trishja Luiz-Kristi- Olta po debatonin ashpër, pjesë e diskutimit u bë edhe Qetsori, i cili i tha Kristit se ai duhet të futej me kohë në lojë dhe jo të ecte me idenë “Të shty sa të shty”.

Kristi e cilësoi Qetsorin si “mega turist” dhe i tha atij të mos ndërhy kot në një debat që nuk është pjesë dhe duke i folur me ironi i tha që të shijojë “turizmin e Vlorës”.

Oltës nuk i pëlqeu fare komenti i Kristit dhe i tha atij se Qetsori nuk ka ardhur si turist, por se i ka studiuar të gjithë nga jashtë.

Kristi i cilësoi ata si lojtarë të “degjeneruar”.