Kristi: U tregove i pabesë/ Luizi: Ishte strategji

Kristi: U tregove i pabesë/ Luizi: Ishte strategji

Spektaklin e mbrëmjes së kaluar, Vëllai i Madh dënoi Luizin, Armaldon dhe Kristin, pasi ata të tre thyen një nga rregullat e këtij formati, u futën në tualet njëkohësisht ndërkohë që një gjë e tillë nuk lejohet.

Për këtë arsye, ata të tre u dërguan në televotim dhe njëri prej tyre lë shtëpinë të shtunën. Pas leximit të zarfit, Luizi u shpreh se këtë gjë e kishte planifikuar ta bënte ashtu.

Ai tha se u fut qëllimisht në tualet ndërkohë që aty ishte Kristi dhe i tha Armaldos të futej aty ku ishte ai, qëllimisht. Ai madje, në darkën pas spektaklit, u shpreh se një gjë të tillë e ka kopjuar nga personi që fitoi Big Brotherin në Kanada.

Ky është nominimi i dytë më i fortë pas atij të pak javëve më parë, kur në televotim ishin Olta, Armaldo dhe Kristi.

I pyetur nga Kristi se cilin do ai që të dalë jashtë shtëpisë, Luizi tha se ka dëshirë të dalë Armaldo. Kristi e cilkësoi veprimin e Luizit si pabesi, por ai tha se nuk është pabesi, por strategji.