Luizi dhe Olta kapen me Kristin: Je tepër vonë, Sabiani ishte “garancia” jote

Luizi dhe Olta kapen me Kristin: Je tepër vonë, Sabiani ishte garancia jote

“Skuth” dhe “të pabsesë”. Ishin këto dy komentet e Kristit për Luizin, lidhur me “strategjinë” e tij në lojë, që pasi ngriti “kurth” për të dhe Armaldon, dolën të tre në nominim.

Olta i tha Kristit që ai po e bën këtë reagim tani, pasi herën e kaluar ishte i bindur që nuk dilte, për shkak të hyrjes së Sabianit në shtëpi.

Kristi u shpreh se kjo gjë nuk ka lidhje fare me hyrjen e Sabianit, por Olta dhe Luizi i thanë atij se kishte “garanci” për qëndrimin në shtëpi, për shkak të Sabianit.

Olta tha se është tepër vonë për debatin që ai po bën me Luizin, pasi këtë gjë duhet ta bënte që herën e parë.

Ajo shtoi se Luizi e mbajti fjalën e tij, nuk ndau çifte dhe nuk i preku shokët për t’i dërguar në nominim.