Nita sqarohet me Oltën: Unë të jam afruar dhe ti nuk je shprehur!

Nita sqarohet me Oltën: Unë të jam afruar dhe ti nuk je shprehur!

Pas debatit të ashpër mes Kristit dhe Oltës, ku u përfshinë dhe banorë të tjerë, Nita dhe Olta patën një bisedë së bashku teksa përgatisnin çaj.

Nita i tha Oltës se ajo gjithmonë ka qënë gati ta dëgjojë atë nëse dëshiron  t’i flasë për djalin.

Ajo është shprehur se ndihet e keqardhur për faktin që Olta nuk bën biseda të tilla me të.

Olta tha se vetëm dy herë ka qarë në shtëpi dhe në të dyja momentet është gjendur Maestro pranë saj.

Nita i ka dhënë mbështetjen e saj dhe i ka thënë që mund të flasë me të për çdo gjë.