Olta-Kristit: Je i zhytur/ Armaldo: Prano realitetin

Olta-Kristit: Je i zhytur/ Armaldo: Prano realitetin

Olta, Luizi dhe Armaldo u bënë “bashkë” dhe nisën të sulmonin Kristin, pasi ky i fundit duket se i është trembur shumë këtij nominimi dhe nisi një debat të ashpër me Luizin pak më parë, duke i kërkuar atij llogari për veprimin që bëri.

Armaldo tha se të qeshurat e Kristit përgjatë kësaj jave, kanë qenë të sforcuara dhe se kur qeshte, e bënte nga halli.

Ai tha që nga halli i madh se është në nominim, Kristi u ngrit që pa gdhirë, sepse i druhet daljes nga shtëpia.

Maestro madje tha se Kristi u ngrit për të ngrënë mëngjes, por tani nuk ka më mëngjes, tha ai duke folur me ironi, ndërkohë që Olta e imitonte nga pas.

Olta i tha Kristit se ai nuk e ka më Keisin. Ai tha se Keisi do vazhdojë lojën dhe do ndërtoi identitetin e vet brenda në shtëpi.