Sabiani flet pas daljes nga shtëpia/ “Kujtimi më i bukur, kur përqafova Kristin”

Sabiani flet pas daljes nga shtëpia/ Kujtimi më i bukur, kur përqafova Kristin

Sabiani ishte i eliminuari i natës së sotme. Ai nuk kishte biletë vajte-ardhje.

Pas daljes nga shtëpia, Sabiani u shpreh në studio se ai tha një të vërtetë kur foli për marrëdhënien mes Kristit dhe Keisit.

Ai shtoi se është ndjerë komod dhe shumë mirë në shoqërinë e banorëve. Sabiani veçoi Luizin dhe Qetsorin, si dy banorë që ka kaluar momente shumë të mira.

Sabiani tha se kujtimi më i bukur në rrugëtimin e tij, ishte kur përqafoi Kristin herën e fundit, përpara se të dilte nga shtëpia.