“Je duke bërë skandal”/ Olta këshillon Armaldon: Pse bie pre?!

Je duke bërë skandal/ Olta këshillon Armaldon: Pse bie pre?!

Teksa Armaldo po debatonte me Luizin, Olta i kërkoi atij të bisedonin diçka veçmas. Ajo e mori Armaldon dhe dolën në pishinë për të biseduar rreth debatit të ashpër që ai një herë pati me Kristin e më pas me Luizin.

Olta i tha Armaldos se me këto debate që ai po bën, automatikisht është jashtë shtëpie, pasi po tregon një sjellje shumë të shëmtuar.

Ajo i tha Maestros se ai duhet të rri i qetë si “Pasha” sepse ka punuar për këtë ditë, ndërsa shtoi se nuk ka pse merret as me Luizin dhe as me Kristin, pasi në këtë mënyrë, po dëmton lojën e vet.

Olta tha se duhet të debatojë Kristi, sepse ai nuk ka nxjerrë asnjë fjalë nga goja dhe jo ai, sepse është lojtar i fortë.