“Je larguar qëkur iku Sabiani”/Keisi bisedon me Deamishel për Kristin

Je larguar qëkur iku Sabiani/Keisi bisedon me Deamishel për Kristin

Edhe pse pritej që pas daljes së Sabianit, Kristi dhe Keisi të ishin më të afruar, në fakt ndodhi e kundërta.

Duket se dalja e Sabianit, shkaktoi një “krisje” në marrëdhënien e tyre, të paktën kështu e sheh Kristi.

Duke folur me Deamishel, Keisi tha se Kristi mendon që marrëdhënia e tyre është ftohur, pasi Sabiani ka ndikuar te emocionet e saj.

Kjo e fundit u shpreh se një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë dhe shtoi se në marrëdhënia në çift, kalon në disa faza dhe se kjo gjë po ndodh mes tyre tani.

Ajo u shpreh se ndonjëherë Kristi bën disa gjeste përpara të tjerëve që asaj nuk i pëlqejnë dhe prandaj i tërheq vëmendjen, por kjo nuk do të thotë se në marrëdhënien e tyre ka ndodhur diçka.