Kristi bisedon me Deamishel: Jam mërzitur me Keisin
18:42 - 16.03.2023

Duke biseduar me Dean lidhur me situatën aktuale mes tij dhe Keisit, Kristi tha se është mërzitur me të, pasi që pas daljes së Sabianit, ajo është distancuar.
Deamishel i tha Kristit se Keisi nuk është ndjerë mirë këto ditë, sepse ka kaluar një gjendje ankthi, kjo për shkak të daljes së Sabianit nga shtëpia, por edhe për shkak të nominimit të tij, sepse kishte frikë mos largohej nga ky format.
Kristi tha se kur ai ka diçka për të folur, ai afrohet më shumë me njeriun e zemrës dhe nuk distancohet.
Dea i tha Kristit se varet nga lloji i njeriut dhe se Keisi ashtu e ka natyrën.