Kristi debaton me Armaldon: Je fallco!
Zarfi i zi që u fut në shtëpi nga Vëllai i Madh, i cili ndëshkonte me nominim Luizin, Armaldon dhe Kristin, pasi ata thyen një nga rregullat kryesore të formatit, ka qenë tema kryesore e diskutimit e çdo debati që është bërë në shtëpi, nga spektakli i së martës deri më sot.
Kjo, pasi Luizi tha se ai e kishte planifikuar vetë të shkelte rregullat, në mënyrë që të ndëshkoheshin të tre, pasi ai dëshiron që njëri prej tyre, Armaldos dhe Kristit, të dalë nga shtëpia sepse me të dy ka inate personale, në kuadër të lojës.
“Thikë pas shpine” e kanë cilësuar të dy banorët lojën e Luizit, ndërsa Kristi vazhdon edhe sot të ketë debate të ashpra me të dhe ta quaje “skuth”.
Kristi pati një përplasje edhe me Armaldon dhe i tha atij se ai është njeri fals dhe bën muhabete koti, të përsëritura.