Kristi këshillon Armaldon: Sa herë je rikthyer në këtë situatë!
Armaldo paralajmëroi “fortunë” në shtëpi, nëse ai i shpëton edhe njëherë nominimit. Ai i tha Luizit se pas të shtunës, ai ka për të fjetur gjithë kohën gjumë, duke nënkuptuar që ai do i trembet lojës së tij.
Kristi dhe Kiara i thanë Armaldos se ai është bërë i pabesueshëm dhe se përsërit gjithmonë të njëjtat muhabetet.
Sipas Kristit, edhe nëse ai i shpëton nominimit këtë javë, ai sërish nuk ka për të bërë asgjë dhe “presionet” që bënë në shtëpi, i ka fjalë boshe.
Ai madje i kërkoi Armaldos shpjegim për veprimin e tij që shkoi i shtrëngoi dorën Luizit, kur ai e kishte planifikuar “kurthin” në banjë.
Maestro tha se ai ia shtrëngoi dorën vetëm për mënyrën se si e futi atë në banjë dhe jo për pjesën e nominimit. Ai madje i tha Kristit se inati personal që Luizi ka me atë është “17 shkurti”, dita kur Maestro i tha Oltës që të dërgojë në nominim Kiarën, Luizin dhe Bledin.