Loja e birrës Peja, sfida që duhet të realizojnë banorët

Loja e birrës Peja, sfida që duhet të realizojnë banorët

Një zarf i bardhë hyri në shtëpi nga Vëllai i Madh, i cili njoftonte se banorët duhet të kryenin një tjetër sfidë të lezetshme.

Të ndarë në dy skuadra, banorët do zhvillonin një lojë me birrën Peja. Loja me birrën Peja do zhvillohet jashtë në oborr, ku në një mekanizëm, do vendosën disa gota të mbushura me birrë dhe banorët duhet të pijnë të gjithë birrën pa e prekur gotën.

Njëri grup do kishte 7 anëtarë, ndërsa tjetri 8, duke qenë se janë 15 banorë në total. Menjëherë pas leximit të zarfit, banorët nisën ndarjen dhe dolën në oborr për të organizuar lojën.