Loja Peja/ Cilët banorët ia dolën të pinë birrën me fund dhe cilët u dorëzuan?!

Loja Peja/ Cilët banorët ia dolën të pinë birrën me fund dhe cilët u dorëzuan?!

Pasi u njohën me lojën e birrës Peja, banorët dolën të gjithë në oborr dhe nisën lojën. Siç ishin ndarë në grupe, banorët u vendosën përballë njëri-tjetrit dhe nisën me sfidën.

I pari që nisi me pirjen e gotës së birrës ishte Qetsori, i cili e realizoi sfidën me sukses. Nita nisi e dyta, e cila po ashtu, e piu me fund birrën Peja.

Pas disa tentativave edhe Luizi e piu birrën, por iu derdh pak.

Pas tyre, të gjithë banorët të pozicionuar përballë njëri-tjetrit nisën të pinin gotën e birrës, ku disa prej tyre e relizuan më së miri sfidën, ndërsa disa të tjerë, dështuan.

Ndiqni videon e plotë për të parë sfidën argëtuese e cila sheshoi debatet mes Luizit, Oltës, Armaldos dhe Kristit në shtëpi.

Sfida e birrës Peja riktheu humorin te banorët.