Luizi-Deamishelit: S’të kam përdorur ty, por emrin tënd

Deamishel mendon se Olta po përpiqet të bëjë aleancë me Luizin, për ta nxjerrë atë jashtë shtëpisë.
Luizi u shpreh se e kishte llogaritur lojën që do vinte në këtë pikë dhe shprehu sigurinë se e dinte që Olta do shkonte te ai dhe do përpiqej të krijonte afrimitet.
Dea i tha Luizit që të mos bëjë si lojtar i zgjuar, sepse sipas saj, ai nuk kishte nga ta dinte se loja do arrinte deri në këtë pikë.
Ky i fundit u shpreh se ai nuk ka ardhur të krijoi miqësi me njeri dhe se çdo lëvizje që bën, e bën në bazë të interesave të veta, në kuadër të lojës.
Luizi i tha Deas se nuk ka përdor atë për të bërë lojën e tij, por thjesht emrin e saj. Sipas Luizit, ai ka të drejtë ta përdorë emrin e saj, për interes të lojës së tij.
Në momentin që do përdor fjalën “ushtare”, tha Luizit, Dea ka të drejtë të ndërhy dhe të kundërshtojë.