Luizi debaton me Armaldon: Të fus thikën unë!

Luizi debaton me Armaldon: Të fus thikën unë!

Luizi dhe Armaldo nuk i ndalën “kunjat” për njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës së sotme. Luizi e cilësoi sërish Armaldos si “çapaçul”, ndërsa ai i tha se ai të fut thikën pas shpine.

Luizi u shpreh se ia ka bërë me kohë atë gjë dhe se këto dy ditë, do e “sulmojë” akoma më shumë. Olta nga ana tjetër, u përpoq të ulte gjakrat mes dy banorëve. Ajo e këshilloi Maestron të mos “përvishet” aq shumë, por të ruajë qetësinë dhe pasi të kaloi nominimi, të debatojë me Luizin.

Ky i fundit tha se tashmë është shumë vonë për tu tërhequr, pasi Armaldo e ka nisur “sulmin” e tij. Qetsori nga ana tjetër, po përpiqej që ta bindte Armaldon të debatonte akoma më shumë me Luizin.

Por, Olta i tha atij të mos e “fry” më shumë, duke nënkuptuar që do i bëntë dëm lojës së tij.