“Mos më përmend më në gjërat kundër të tjerëve”/ Kiara-Luizit: Ndihem e përdorur
Debati mes Luizit dhe Armaldos u komentua edhe nga Kiara, e cila i dha të drejtë Maestros. Ajo i tha Luizit se Armaldo ka të drejtë për debatin që krijon dhe u shpreh se i duket pa sens, që Luizi u kujtua pas 2 muajsh për diçka që i ka bërë Armaldo dhe Kristi.
Sipas Kiarës, kjo lojë e tij, po e ndikon atë dhe i kërkoi Luizit që të mos përfshihet më në gjërat e saj, pasi është e aftë t’i përballojë vetë situatat.
Kiara i kërkoi të mos merret më me të dhe të mos ia përmendë më emrin në debatet me të tjerët. Ajo u shpreh se ndihet e përdorur nga loja që po bën Luizit.
Luizi i tha Kiarës që ta lëri këtë muhabet, por Kiara nguli kembë dhe tha se ka arritur në një pikë që është mbushur shumë nga kjo situatë.
Luizi i tha asaj, se ai gjithmonë mendon për më të mirën e saj.