“Po sillesh si rrugaç”/ Luizi bisedon me Armaldon

“Po sillesh si rrugaç”/ Luizi bisedon me Armaldon

Pas një morie debatesh mes Armaldos dhe Luizit, ky i fundit e këshilloi Maestron të mos merret me të, pasi e ka  betejë të humbur.

Luizi tha se ai thjesht po ul imazhin e tij me ato debate dhe se po merret kot me të, ndaj e këshilloi të merret me dikë tjetër.

Armaldo i tha Luizit se ai do e ketë atë deri në fund brenda shtëpisë, duke shprehur bindjen se ai nuk do të eliminohet këtë të shtunë.

Luizi tha se ai mund të qëndrojë sa të dojë, sepse nuk është ai pronari i shtëpisë, por e këshilloi që me të, mos merret.

Armaldo tha se Kristi ka më shumë shanse të dalë nga shtëpia, por Luizi tha se Kristi do qëndroi dhe ai do të dalë.  

Luizi i tha Armaldos se ai po sillet si “rrugaç” dhe se nuk i shkon fare kjo sjellje.