Zarf/ Kiara, Gerti dhe Visi fitojnë Sfidën e Imitimit

Zarf/ Kiara, Gerti dhe Visi fitojnë Sfidën e Imitimit

Kiara, Gerti dhe Visi fituan provën e imitimeve, si banorët që e realizuan më së miri këtë sfidë.

Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh njoftoi tre fituesit se ata mund të shkojnë një e nga një në dhomën e rrëfimit dhe të kërkonin një dëshirë.

Ashtu siç iu premtua, Vëllai i Madh do realizoi dëshirat e tre fituesve.

Përmes një shorti me gogla, banorët zgjodhën nga një emër në mënyrë rastësore dhe emri i banorit që i qëllonte në enën e qelqtë, duhet ta imitonin atë për 24 orë.

Sfida e imitimit nuk ishte e përcaktuar, që do të thotë, banorët kishin disa mundësi zgjedhjeje për të imituar njëri-tjetrin.

Ata mund të imitonin një banor duke u lyer si ata, të visheshin si ata, të imitonin mënyrë e qëndrimit, etj.

Tre banorët që do e kryenin më mirë këtë sfidë, u jepej mundësia t’i kërkonin një dëshirë Vëllait të Madh.