Jori, Nita dhe Fotini kërcejnë në dhomën e ndenjes
18:43 - 17.03.2023

Hyrja e Jorit në shtëpi e ka mbushur shtëpinë me hare dhe thuajse çdo ditë, nuk kanë munguar argëtimet dhe të qeshurat nga situatat që ajo krijon.
Ditën e sotme, teksa ajo po qëndronte në dhomën e ndenjes me Nitën dhe Fotininë, Jori hipi mbi divan dhe nisi të këndonte dhe pas saj, të njëjtën gjë bënë edhe dy vajzat e tjera.
Qëndrimi i saj në shtëpi, ka treguar deri diku se kërcimi dhe këndimi, janë dy nga pasionet e saj.
Pasi këndoi me Fotininë dhe Nitën, ajo doli jashtë në oborr dhe nisi të luante me jastëkë me Kristin dhe Antonetën.