Kiara-Armaldos: Ti ke qenë i pari që i ka futur thikën pas shpine Luizit!
13:03 - 17.03.2023
Armaldo i tha Kiarës se marrëdhënia e tyre nuk do ndryshojë, pavarësisht raportit që ai ka tani me Luizin.
Por Kiara i kujtoi atij momentin kur i tha Luizit dhe Kristit, që Kiarën tashmë do e shoh vetëm si lojtare.
Ajo shtoi se nuk i pëlqejnë provokimet dhe ironit që ai i bën si dhe fakti që do të ‘përdorë’ atë, për të sulmuar Luizin.