Luizi flet me Oltën për Armaldon: Gabimet dhe meritat i ka falë nesh 

Luizi flet me Oltën për Armaldon: Gabimet dhe meritat i ka falë nesh 

Loja e “WoldFlex” bëri bashkë të gjithë banorët, të cilët, të shtirë në korridor nisën sërish të diskutonin. Ishte Luizi ai që i tha Oltës se Armaldo gabimet që ka bërë dhe meritat që ka fituar, i ka fal tij dhe saj.

Olta tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë pasi Armaldo ka karaktër dominant dhe meritat i ka falë forcave të tij.

Ajo shtoi se as ajo dhe as Luizi nuk mund t’ja falin dot humorin dikujt, nëse dikush nuk e ka të lindur. Olta tha se të gjithë e kanë përdorur njëri-tjetrin për lojë dhe se kjo ka qenë një marrëdhënie e ndërsjelljtë, gjithmonë në kuadër të lojës.

Luizi e pyeti Oltën që pse ajo mendon se kur i jep ajo këshilla Maestros është gjë e drejtë dhe kur i jep Qetsori është e gabuar.

Olta tha se Qetsori e nxit Maestron dhe se mes nxitjes dhe këshillës ka diferencë.