Luizi flet për strategjitë e lojës së tij
Luizi ka rrëfyer strategjitë e lojës së tij deri më sot.
Ai është shprehur se që në momentin që ka hyrë, ka dashur të gjejë një banorë me të cilin do mund të bënte humor dhe të ‘krijonte’ një personazh tek ai. Këtë gjë e ka gjetur te Armaldo.
Sipas Luizit kjo strategji nuk do ndihmonte vetëm atë për të nxjerrë në pah humorin, por edhe Armaldon.
Ai ka folur dhe për dashurinë e tij me Kiarën dhe kontributin që Armaldo ka dhënë për krijimin e lidhjes së tyre.
Por Luizi ka shprehur zhgënjimin e tij kur Armaldo i tha Oltës të dërgonte në nominim Kiarën, pasi nuk e priste nga ai. Sipas tij Armaldo ka treguar pabesi.
Për sa i përket Kristit, ai është shprehur se nëse ai do të largohej të shtunën, do i vinte shumë keq sepse Big Brother nuk do të ketë të dytë si Kristi.