Si do shkojë marrëdhënia me Keisin?/ Kristi: Është e vështirë 

Si do shkojë marrëdhënia me Keisin?/ Kristi: Është e vështirë 

Deamishel dhe Kristi biseduan rreth situatës aktuale të marrëdhënies së tij me Keisin. Kristi tha se Keisi e ka të vështirë ta zhvillojë marrëdhënien apo intimitetin brenda shtëpisë dhe kjo sipas  mendimit të tij, vjen dhe nga mentaliteti i shqiptarëve.

Ai tha se pas të shtunës do flasë disa gjëra me Keisin, për të sqaruar keqkuptimet që kanë ndodhur mes tyre. I pyetur nga Dea se nëse ai del të shtunën, si do ja bëjë për tu sqaruar, Kristi tha se do e  presë Keisin jashtë dhe do takojnë.

Dea e pyeti Kristin se si mendon ai që do shkojë marrëdhënia mes tij dhe Keisit, nëse ai do i shpëtoi këtij nominimi. Kristi tha se do jetë e vështirë marrëdhënia dhe se nuk di të japë një përgjigje.

Kristi i tha Deas se Keisi i ka thënë se ajo ka ankth dhe tension nga shtëpia në këto momente, prandaj ai është distancuar.