Kiara, Geri dhe Elvisi, fitues të sfidës së imitimeve/ Vëllai i Madh plotëson dëshirën e njërit prej tyre
23:38 - 18.03.2023


Sfida e imitimeve ndryshoi komplet atmosferën në shtëpi gjatë javës. Banoët të ndarë në çifte, imituan njëri-tjetrin për 24 orë. Loja e imitimeve u shoqërua me batuta e të qeshura pa fund mes banorëve.
Keisi: Mua më pëlqeu shumë mënyra se si më imitoi Elvisi.
Elvisi: Sensi i humorit është kur i ekzagjeron gjërat. Absolutisht që Keisi nuk është ashtu.
Kiara: Unë u kënaqa. Mendoj se Gerti akoma nuk po del nga roli. Jemi të ngjashëm, edhe ai fjalëpak.
Gerti: Kemi disa karakteristika të ngjashme. Jam munduar të bëj edhe Nitën.
Fitues të kësaj sfide u shpallën Kiara, Geri dhe Elvisi. Ata kanë të drejtën t’i kërkojnë Vëllait të Madh një dëshirë. Vëllai i Madh ka plotësuar dëshirën e Kiarës. Ajo do e marrë vesh pas pak këtë vendim.