Zarf/ Big Brother Radio në Top Albania Radio
15:15 - 19.03.2023

Gjatë pasdites, banorët do të prezantojnë “Big Brother Radio” në Top Albania Radio.
Ata do të ndahen në katër grupe, ku një grup nuk mund të ketë më shumë se katër persona. Pra, dy moderatorë dhe dy të ftuar.
Banorët do zgjedhin temat sipas dëshirës së tyre.
Pas përfundimit me sukses të programit radiofonik, Digitalb, platforma më e madhe televizive në Shqipëri u mundëson banorëve të shohin live ndeshjen Barcelona-Real Madrid.