Banorët luajnë lojëra të ndryshme, batuta e të qeshura pafund

Banorët luajnë lojëra të ndryshme, batuta e të qeshura pafund

Mbrëmja e djeshme u shoqërua me disa lojëra interesante në shtëpi, ku pjesë e tyre përgjithësisht ishin vajzat.

Të mbledhura në dhomën e ndenjes ata nisën të bënin lojëra shpejtësie. Njëra prej tyre, thonte një shprehje me shumë shpejtësi dhe të tjerat duhet ta përsërisnin.

Pas kësaj, ata nisën të luanin me top në dhomën e ndjenjes. Ishte Gerti dhe Lorenci ata të cilët improvizuan një top prej letre dhe ia pasonin njëri-tjetrit.

Jori po ashtu u bë pjesë e lojës dhe u përpoq disa herë të kapte topin, por nuk ia doli. Edhe Dea u  bashkua me të tre ata për të luajtur me top.

Pasi mbarun lojën me top, banorët u ulën në divan dhe nisën lojën e famshme me pantonime. Të gjitha lojërat u shoqëruan më shumë humor dhe batuata mes banorëve.