“Kërkoj ndjesë”/ Dea Mishel e përlotur u rrëfen banorëve historinë
18:19 - 20.03.2023
Dea Mishel ka kërkuar një ndjesë publike për një koment që ka bërë në lidhje me fëmijët jetimë.
Dea është shprehur se ka qenë një ngërç emocional dhe në sytë e publikut është dukur si tallje ndaj fëmijëve jetimë.
Dae Mishel: Mendoj që kjo është një platformë ku mund të kërkoja përsëri falje. Atë periudhë që kjo ngjarje ka ndodhur, unë e kam përjetuar shumë, kam shkuar në shumë struktura shtetërore që të mund të bëja diçka për të ndihmuar fëmijët, nuk i kam gjetur dyert e hapura ashtu siç do doja.
Arsyeja më e madhe pse jam futur në Big Brother është që të kem mundësinë të bëj diçka që ta rikuperojë këtë gabim që kam bërë dhe t’u kërkoj ndjesë njerëzve që mund të kem lënduar me fjalët e mia.