Luizi bisedon me Kiarën: Po mundohem ti bëj të besojnë që jam me Oltën!

Luizi bisedon me Kiarën: Po mundohem ti bëj të besojnë që jam me Oltën!

Fjetja në suitë me Kiarën, nuk e ka penguar aspak Luizin të flasë për strategjitë e tij të lojës. Ndonëse Vëllai i Madh i krijoi mundësinë dyshes, të flinin tre netë në suitë, të ndarë nga pjesa tjetër e banorëve, kryefjalë e bisedave ka qenë loja, debatet, marrëdhëniet e krijuara në shtëpi apo aleancat.

Gjatë një bisede në orët e para të mëngjesit, Luizi i tha Kiarës se ai po mundohet t’i bëjë banorët të mendojnë se ai dhe Olta kanë një aleancë me njëri-tjetrin.

Sipas tij, këtë lëvizje po e bën që të nxisë banorët të nominojnë Oltën dhe të përjashtojnë Kiarën nga televotimi.

Luizi i tha Kiarës se në fillim, kur nuk kishte krijuar ende besim te askush, ai bënte plane me veten, në lidhje me lojën.