“Nëse del Kiara kokë më kokë me Oltën, ikën Olta”/ Luizi tregon rastin e lojtarit kanadez
Luizi e ka studiuar shumë mirë lojën e një fituesi në Big Brother Canada, për pasojë shumë situata që ai krijon në shtëpi, përfshirë “kurthin” që i ngriti Armaldos dhe Kristit në tualet, i ka kopjuar nga James.
Duke biseduar me banorët në oborr, ai tha se një nomimin i ngjashëm me të kësaj jave, ndodhi edhe në Kanada, ku dy lojtarë të fortë, dolën “kokë më kokë” me njëri-tjetrin.
Ai tha se ka gjasa që në nominim të shkojnë Kristi dhe Qetsori. I pyetur nga Olta se çfarë do bëjë ai, nëse publiku dërgon në televotim atë dhe Kiarës, Luizi tha se ai nuk ka për të bërë asgjë, pasi nëse ata të dyja dalin “kokë më kokë” me njëra-tjetrën, largohet Olta.
Kujtojmë se këtë javë, Olta-Kiara dhe Qetsor-Kristi janë në televotim si çifte. Ata u dërguan në televotim nga Nita, e cila kishte mundësinë të hapte “Kutinë e Pandorës”.
Njëri prej çifteve do shkojë direkt në nominim nesër, dhe njëri prej banorëve, mes Oltës, Kiarës, Kristit dhe Qetsorit, do largohet përfundimisht nga shtëpia.