“Ose bashkë ose asnjë në finale”/ Luizi bisedon me Kiarën 

Ose bashkë ose asnjë në finale/ Luizi bisedon me Kiarën 

Luizi edhe njëherë përsëriti faktin që nëse del Kiara, do dalë edhe ai. Teksa po bisedonin në suitë, Luizi i tha Kiarës se ose ata të dy do shkojnë bashkë në finale, ose nuk do shkojë asnjëri prej tyre.

Ai shpesh herë e ka përsëritur këtë gjë, duke thënë se loja e tij nuk do kishte kuptim pa Kiarën brenda në shtëpi.

Në fakt, kjo e fundit pak ditë më parë, duke biseduar me Oltën dhe Armaldon tha se nëse Luizi del nga shtëpia, ajo do vazhdojë lojën dhe nuk ka pse del.

Gjatë qëndrimit të tyre në suitë, nuk munguan bisedat për lojën. Edhe pse ishin për dy netë vetëm dhe u mendua se do flisnin vetëm për njëri-tjetrin dhe do shkëpusnin vëmendjen nga pjesa tjetër e banorëve, në fakt nuk ndodhi kështu.