“Si do të pozicionohesh?”/Gerti bisedon me Qetsorin

Si do të pozicionohesh?/Gerti bisedon me Qetsorin

Gerti dhe Qetsori diskutuan për lojën aktuale në shtëpi, pozicionet e banorëve, aleancat dhe për skenaret apo strategjitë që ata kanë.

Gerti tha se është e vështirë të pozicionohesh krah dikujt në këtë pikë të lojës, pasi dinamikat e ngjarjes ndërrojnë shumë shpejt.

Qetsosi u shpreh se ka disa mënyra për ta luajtur lojën. Sipas tij është më mirë të luash shpejt dhe rreptë, se sa të qëndrosh i urtë, sepse sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të bëhesh faktor.

Gerti tha se nuk ka kohë tani për Qetsorin, për të luajtur shpejt. Ai shtoi se Qetsori e nisi mirë lojë në fillim, por nuk ia kuptoi mirë lojën Oltës, sepse nëse do e kishte kuptuar, do ishte fuqizuar më shumë.

Qetsori tha se ai është ortak me Oltën deri në një pikë, pasi nëse afrohesh shumë, ajo të trajton siç bëri me Armaldon.