Kiara surprizohet nga vëllai i saj/Çfarë mendon ai për Luizin?
23:08 - 21.03.2023
Kiara u surprizua nga vëllai saj i vogël. Ajo kishte mundësinë të fliste me kamer me të, përmes ekranit që ndodhet në dhomën e ndenjes.
Kiara u shpreh se e ka marrë shumë malli për vëllain e saj dhe se ka nevojë për një përqafim tani. Ajo e pyeti vëllain nëse ai e ndjek atë në Big Brother, ndërsa ai u shpreh se e ndjek shpesh herë.
Vëllai i tha Kiarës se ajo pi shumë cigare dhe i kërkoi asaj të mos konsumojë aq shumë. Ai bëri një koment edhe për Luizin. I pyetur nga Kiara se si i duket burri i saj, i vëllai u shpreh se i duket shumë i bukur.
Kiara: Kemi qëndruar një herë larg. Ai nuk kishte mundësi të vinte në Shqipëri. Flasim 24 orë bashkë, pa shkëputje.