Lidhja Kristi-Keisi/ Çfarë ndodhi mes çiftit, debat mes banorëve!
Shkëputja e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit, e cila ndodhi një ditë pas daljes së Sabianit nga shtëpia, ka qenë pikë diskutimi mes banorëe.
Të shumta kanë qenë aludimet për ndarjen e menjëhershme të tyre. Disa mendojnë se shkaku ishte Sabiani, disa të tjerë thonë se ata nuk kanë pëlqim për njëri-tjetrin, e të tjerë aludojnë se e gjitha nisi si një lojë mes tyre.
Në fakt, çifti, ndonëse e njoftoi ndarjen, nuk i sqaroi mjaftueshëm arsyet, që të bindnin edhe banorët për shkëputjen e këtij raporti. Distacimi i tyre ishte i menjëhershëm çka ngriti dyshime te të gjithë.
Luizi: Unë kam thënë që ka një javë kjo histori, ku janë përfshirë shumë banorë dhe ka patur debate. Olta i thonte si nuk të vjen turp se e ke bërë vetëm për lojë dhe asnjëri nga këta, nuk reagoi. Unë thoja, mos vallë publiku jashtë ka parë diçka dhe ne thjesht po përdoremi nga kjo situatë. Diçka lindi në këtë shtëpi, u zhvillua dhe u mbyll në këtë shtëpi. Ne meritojmë një shpjegim. Unë kam dyshime nga shikimet që ata i bëjnë njëri-tjetrit.
Kiara: Unë nuk i kam parë fare këto shikime.
Qetsori : Unë mendoj se po bëjnë një lojë.
Luizi: Unë arrij ta mbledh diçka, deri në momentin që Keisi qau. Dyshime kam të drejtë të kem. Kjo marrëdhënie ndryshoi kur Sabiani hyri në këtë shtëpi. 100 përqind i sigurtë.
Keisi: Nuk është fare e vërtetë. Ai madje tha se na don në finale.
Nita: Unë nuk e mendoj fare se kanë bërë lojë. Keisi është një vajzë e mrekullueshme. Ajo thjesht reflektoi dhe u tërhoq.
Kristi: Është hera e parë që do flas. Është shumë ambient toksik për të pasur një marrëdhënie këtu. Unë nuk e përballoja dot më këtë gjë. Të gjitha këto komentet tani, më kanë ndikuar shumë dhe nuk po i përballoja dot më. Nuk janë njerëzit e duhur dhe vendi i duhur. Kur bisedova me Keisin, më vjen mirë që u kuptuam. U mbyll me një përqafim.
Olta: Që këta të dy janë ndarë, unë e besoj. Keisin e besoj nga fillimi deri në fund. Keisi dhe Kristi nuk janë prekur fare si çift këtu në shtëpi. Kristi këtë marrëdhënie e nisi për lojë, për këtë gjë jam e bindur. Mbase qëndrimi ndryshoi gjatë rrugës. Ai e nisi për lojë, për të treguar një ngjyrë tjetër të karakterit të tij, që për mua dështoi.
Kiara: Jam dakord me Oltën kur thotë që kjo marrëdhënia nuk ka patur asnjë presion. Keisin e beson 100 përqind, sepse nuk mundet që një vajzë të derdhë lot katër ditë rresht për këtë gjë. Unë si vajzë, sa do ti thoja një djali që kam nevojë për hapësirë, për hir të asaj që ndërtuam, do kërkoja që të bëhej pak më persistent.
Olta: Argumentat që jep Keisi janë të vërteta.
Zhaklin: Nuk më pëlqen fare kur flisni me absolutizma. Njerëzit janë të ndryshëm dhe dashurojnë në mënyra të ndryshme. Nuk kam parë nga Keisi dhe Kristi që ata të bëjnë deklarata dashurie. Kanë patur një pëlqim që ishte shumë i ngadaltë, nisi dhe mbaroi me shumë finesë dhe edukatë. Keisi nuk pa nga Kristi mbështetje ashtu siç ajo donte dhe nuk mori puthje ashtu siç ajo donte. Pse qenka kjo marrëdhenie jo e vërtetë, sepse ata nuk vrapojnë pas njëri-tjetrit?
Kristi: Jam shumë i revoltuar.
Zhaklin: Një vajzë kërkoi hapësirë, ai djalë respektoi hapësirën e asaj vajze. Ka diçka që nuk shkon mes atyre të dyve, nëse ju mbështesni 100 përqind Keisin. Nëse ti Keisi do të bësh një hap mbrapa, jam shumë dakord.
Keisi: Kur ne kemi patur një pëlqim për njëri-tjetrit, unë thash të bëjmë një “stop”.
Luiz: Domethënë, ti e ke bërë për ta provokuar?
Olta: Keisi ia ka thënë çdo ditë me veprime dashurinë Kristit, ka harruar lojën e saj. A nuk është kjo një shenjë?
Zhaklin: Jo nuk është një shenjë. Prandaj them që komunikimi është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie.
Olta: Keisi mbase nuk ka moshën e duhur për të menaxhuar një marrëdhënie.
Zhaklin: Turpi dhe brishtësia nuk qëndrojnë.
Arbër: Arsyeja e parë është “Kujdes” e babait të Keisit, që përkthehet si një hap mbrapa. E dyta, ishte imitimi i Elvisit, sepse Keisi aty pa veten e saj, në raport me Kristin. Për mua e ka shqetësuar kjo gjë. Këto kanë qenë dy arsyet, që e kanë shtyrë Keisin të marrë këtë vendim. Unë mendoj se reagimi i banorëve vjen, sepse ata nuk kanë parë një përpjekje nga ana e Kristit. Duke mos parë një përpjekje të Kristit, vjen ky reagim.
Keisi: Fare, nuk ka qenë kjo arsyeja.
Arbër: Unë i qëndroj mendimit tim, sepse e argumentoj. Nuk besoj shumë te sinqeriteti i banorëve brenda në shtëpi.
Dea: Kur unë e pyesja Kristit se përse ai nuk shkon të flasë, ai thonte se nuk do ta mbysë dhe do t’i lërë hapësirën e saj.
Olta: Unë e kam pyetur gjithë ditën.
Luiz: Keisi mes lojës dhe dashurisë, zgjodhi lojën. Kaq.
Olta: Jam e sigurt që e ka bërë për lojë.
Luiz: Edhe Kiara kështu tha në fillim, ka zero shanse Luizi me mua.