Luizi: Unë Kiarën e adhuroj! Lidhjen do e zhvillojmë jashtë shtëpisë, jo këtu
Që prej së shtunës, Luizi dhe Kiara fjetën në një suitë të veçantë të përgatitur nga Vëllai i Madh, duke u ndarë nga pjesa tjetër e banorëve.
Këtë gjë në fakt, e kërkoi Kiara si dëshirë, duke qenë se ishte një nga fitueset e lojës së imitimeve. Ajo i kërkoi Vëllait të Madh një suitë vetëm për të dhe Luizin. Tre netët që ata kaluan në një dhomë të veçantë, u shoqëruan me momente romantike, puthje e përqafime, por nuk munguan bisedat për lojën dhe strategjitë.
Ishte Luizi ai që i thonte Kiarës se ai po përpiqet t’i bëjë banorët të besojnë se ai dhe Olta kanë një strategji bashkë. Por, përveç Oltës, ata të dy folën edhe për marrëdhënien e shkëptuar mes Kristit dhe Keisit dhe për strategjinë e lojës që kanë disa banorë.
Në natën e dytë të qëndrimit në suitë, Kiara e braktisi Luizin dhe shkoi të shtrihej te krevati i saj, pasi nuk po duronte dot gërhimën e tij.
Kiara: Nuk e ka ku e ka parë Olta këtë pjesën, që ne na ka ikur kimia?
Luiz: Nëse do ishe ti me të dashurin tënd, çfarë do bëje ti?
Olta: Asgjë më shumë.
Kiara: Po atherë çfarë pret ti të bënim ne, kur aty ka kamera. Nuk na ka lënë rehat, ka trokitur çdo dy orë ted era.
Olta: Çdo dy orë jo, mos e tepro. Mua më mungojnë shumë këta të dy në shtëpi. Kur unë e bëra këtë diskutim me Kiarën, ajo më tha që dua të shkëputem nga loja. Më fal, po nga cila lojë, se vetëm për lojën keni folur?
Kiara: Jo ishte vetëm një moment.
Dea: Na ndihmoi në fakt, se tre ditë pa Luizin, unë kam fjetur si qengj. Unë mendova që mund të shkëputeshit komplet nga loja, por në fakt nuk ndodhi kështu.
Fotini: Ti po mundohesh të flasësh kot.
Fotini: Po ti çfarë po mundohesh të bësh?
Gerti: Kjo dëshira e Kiarës ka qenë komplet altruiste.
Luiz: Unë Kiarën e adhuroj, e dashuroj dhe e dua shumë. Unë realisht një moment shumë të shenjtë dhe të rëndësishëm për ne të dy. Dashuria do ndodhi, por kur ne të jemi vetëm me njëri-tjetrin dhe do e shijojmë pa komplekse dhe pa vëzhgime, si të gjithë çiftet kudo në botë.