Gatime me produktet “Sol”/ Banorët ndahen në dy grupe për të përgatitur receta

Vëllai i Madh në bashkëpunim me kompaninë “Sol” mendoi një tjetër sfidë zbavitëse për banorët e shtëpisë.
Shtëpia duhej të ndahej në dy grupe dhe dy liderët e secilit grup, kishin për detyrë të vëzhgonin lëvizjet dhe punën e grupit përkatës.
Të dyja grupet do kenë në dispozicion gjashtë receta dhe një afat kohorë prej 6 orësh, për të gatuar recetat që kërkohën.
Ushqimet duhet të jenë të shijshme dhe të gatuara mirë, në mënyrë që sfida të cilësohet e suksesshme.
Grupi që do shpallet fitues, do jetë ai që do gatuajë ushqimet për 6 recetat që ka në dispozicion, brenda afatit të përcaktuar kohorë.
Ushqimet që do gatuhen nga banorët, do të shkojnë për besimtarët myslimanë të cilët nesër nisin agjerimin, në kuadër të muajit të madhërishëm të “Ramazanit”.