“Gëzuar!”/ Banorët përfundojnë provën dhe urojnë festën myslimane
17:20 - 22.03.2023

Vëllai i Madh në bashkëpunim me kompaninë “Sol” u dha një sfidë zbavitëse banorëve.
Ata u ndanë në dy grupe dhe duhet të gatuanin gjashtë receta në një afat kohorë prej 6 orësh.
Banorët kanë përfunduar me sukses këtë provë e më pas kanë uruar gjithë besimtarët mysliman.
Ushqimet që ata kanë gatuar do të shkojnë për besimtarët myslimanë të cilët nisin agjërimin nesër, në kuadër të muajit të madhërishëm të “Ramazanit”.