Kiara sqarohet me Kristin dhe me Oltën
Mbrëmjen e kaluar, u zhvillua një votim paraprak, për të parë se cilën mes Kiarës dhe Oltën, duan banorët në shtëpi.
Të gjithë banorët, përveç Kiarës dhe Oltës, shkuan në dhomën e rrëfimit dhe dhanë një emër një arsye pse dëshironin që njëra nga vajzat të dalë të shtunën.
8 banorë votuan që Olta të dalë nga shtëpia, ndërsa 4 të tjerë votuan për Kiarën. Kjo e fundit nuk i priti mirë fjalët e Oltës dhe Kristit, të cilët thanë se Kiara nuk bën lojë në shtëpi dhe se ka dhënë më pak në këtë format, krahasuar me Oltën.
Në mbrëmjen pas spektaklit, ku banorët dolën në oborr për të shijuar këngët që u luajtën nga dy Dj e njohur Pm dhe Dagz, Kiara foli me Kristin dhe Oltën, për tu sqaruar lidhur me argumentin që ata dhanë, për lojën që ajo po bën në shtëpi.
Kristi i tha Kiarës se në syrin e tij, ajo nuk po bën lojë interesante. Nga ana tjetër, Olta tha se ata gjëra që tha në klip, por edhe gjatë spëktaklit, ia kishte thënë 100 herë në sy Kiarës. Kjo e fundit, i dha Kiarës një përqafim dhe i tha të mos kapet kot me fjalët që ajo thotë.