Super atmosferë/ Banorët kërcejnë, Luizi u bashkohet

Dj Pm dhe Dagz sollën një atmosferë shumë të ngrohtë dhe festive në shtëpi. Pas përfundimit të spektaklit, Vëllai i Madh organizoi një mbrëmje të veçantë për banorët. Të gjithë u mblodhën në oborr dhe me gota në duar, shijuan këngët më “in” të momentit.
Të qeshurat, batutat, kërcimet e përqafimet nuk munguan mes banorëve. Lorenci dhe Dea kënduan një këngë bashkë, teksa pjesa tjetër e banorëve po kërcenin.
Djemtë nga ana tjetër u mblodhën së bashku dhe filluan të kërcenin në grup. Luizi i cili për pak çaste ishte ndarë nga pjesa tjetër e banorëve dhe ishte ulur në verandë, u ngrit menjëherë dhe u bashkua në skenë për të kërcyer me djemtë.
Ai hoqi pandoflat për të kërcyer, por Olta u afrua pranë tij dhe i tha t’i veshë sepse në dysheme kishte xhama, për shkak se ishte thyer në gotë.
Dagz dhe Pm ndenjën për më shumë se një orë në shtëpi dhe me atmosferën që sollën, argëtuan pafund të gjithë banorët.