Zarf/ Banorët ndahen në dy grupe për të luajtur playstation
22:09 - 22.03.2023
Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve të luajnë playstation mbrëmjen e sotme.
“Albagame” ka menduar për ta duke sjellë një lojë tepër të pëlqyer nga të gjithë.
Në living u vendos një monitor dhe pajisjet e playstation-it me të cilët banorët do mund të luanin.
Ata do të luajnë në çifte të ndarë sipas alfabetit. Çdo fitues i secilit çift përballet me tjetrin sipas rradhës së lojës.
“Albagame” do t’i dhurojë fituesit një “Playstation5” dhe një gift card me vlerën 150 euro për secilin banorë.