Plani Ninxha/ Banorët ‘shkatërrojnë’ shtëpinë

Gerti, Lorenci dhe Jori organizuan një “rreng” për banorët e shtëpisë. Në orët e para të mëngjesit, teksa të gjithë banorët shkuan në dhomën e gjumit për të fjetur, dy djemtë dhe Jori nisën një plan të quajtur “Ninxha”.
Plani i tyre konsistonte në fshehjen e objekteve të ndryshme, pa të cilat disa prej banorëve nuk rrinë dot. Ishte Jori ajo e cila fillimisht fshehu arushin e Deas, duke ditur që kjo e fundit nuk fle dot pa arushin.
Më pas, Gerti dhe Lorenci morën enët e gatimit dhe i fshehën ato në oborr.
Pas kësaj, ata shkatërruan të gjithë shtëpisë, duke kthyer orenditë përmbys, derdhën miell mbi tavolinat e shtëpisë dhe shkaktuan rrëmujë në të gjithë ambientin.
Jori, Gerti dhe Lorenci morën vezë dhe i thyen ato në valixhen e Deas. Pritet që banorët të ngrihen nga gjumi dhe të shohin shtëpinë të kthyer “përmbys”.