“Pse je mërzitur”/Luizi sqarohet me Antonetën
19:03 - 23.03.2023
Teksa qëndronte vetëm, Luizi i është afruar Antonetës dhe e ka pyetur se për çfarë arsye është e mërzitur.
Ndryshe nga çdo herë, ata kanë bërë një bisedë të sinqertë me njëri tjetrin.
Antoneta tha se po përpiqet të qetësohet, kështu do të mund të kontrollonte kundërpërgjigjet e nxituara, pasi ka frikë se mund të dalë nga vetja.
Luizi e pyeti nëse ajo e sheh si njëri të keq ose të mirë.
Antoneta tha se ai është njëri i mirë, por ndonjëherë e tepron duke kaluar limitet e lojës.
Luizi i tha se i’a di pikat e dobëta asaj, njësoj siç i’a di dhe gjithë banorëve të tjerë.
Ai shtoi se nuk do i’a përdorë asnjëherë, pasi prej saj nuk ndihet “me shpatulla pas murit”.