Jori dhe Lorenci ndajnë suitën bashkë, nuk munguan ngacmimet
Jori, Lorenci dhe Gerti fituan misionin e fshehtë nga Vëllai i Madh. Dy netë më parë ata kishin si mision të shkatërronin të gjithë shtëpinë dhe të mos tregonin që e kishin bërë ata.
Banorët nuk e gjetën saktë se cilët prej banorëve e kishin katandisur shtëpinë ashtu, për pasojë grupi që kishte misionin, u shpall fitues.
Vëllai i Madh lajmëroi dje që nëse ata e fitonin këtë mision, atëherë do kishin një avantazh.
Për këtë arsye, Jori, duke qenë se ishte e vetmja vajzë, duhet të zgjidhte mes Gertit dhe Lorencit, se me cilin prej tyre do dëshironte të darkonte dhe të flinte në suitë. Ajo zgjodhi Lorencin.
Qëndrimi i tyre në suitë, u shoqërua me shumë ngacmime, të paktën nga ana e Lorencit.
Jori mori disa jastëkë dhe i vendosi në mesin e shtratit, duke bërë një lloj ndarje të barabartë, në mënyrë që Lorenci të mos kalonte “kufirin” e vendosur nga ajo.
Ky i fundit thuajse e ngacmoi gjithë kohën Jorin me fjalë, por Jori mbajti qëndrimin e saj nga fillimi deri në fund.